Greqia, barrikadë lundruese në det kundër emigrantëve, ironizon opozita dhe media gjermane

Vendimi i qeverisë greke për të blerë një barrikade lundruese 2.7 km të gjatë me një vlerë 500.000 euro me qëllim të pengojë fluksin e barkave me emigrantë nga brigjet turke drejt ishullit grek Lesvos, ka shkaktuar në fillim surprizë, më pas komente kritike dhe në fund reagime të ashpra në skenën politike greke dhe jo vetëm.

Ish kryeministri AleksisTsipras kreu i opozitës Syriza, deklaroi në Parlament duke pyetur. “Kaq e thjeshtë është të zgjidhim problemin e fluksit të emigratëve, me barrikada lundruese?! Çfarë janë barkat me emigrantë, kandilë deti?!?!”
Qeveria Mitsotakis para se të vinte në fuqi verën e kaluar kishte kultivuar një frymë pritshmërie të lartë sa i përket zgjidhjes së krizës migratore, por tashmë duket se po kontestohet nga qytetarët pasi gjendja është shumë herë më keq.
Alkiviadhis Stefanis Zv/ministër i Mbrojtjes, tha se vleresimi dhe analiza që kemi bërë është se do jetë një masë efikase dhe do të kryejmë madje edhe hap atë tjerë.
Ndërsa Berlini zyrtar i është shmangur pozicionimit për barrikadat lundruese në det, mediat gjermane nuk kanë kursyer kritikat, sarkazmën dhe ironinë. “Mure në det- një ide e shtrenjtë dhe iracionale shkruan -Süddeutsche Zeitung, ndërsa DER SPIEGEL në artikullin me titull: Përpjekje e dëshpëruar e grekëve për të kontrolluar flukset migratore –komenton se ky plan kujton murin kufitar të Donald Trumpit. Brukseli nga ana e tij e dënon planin grek dhe kërkon sqarime. Adalbert Jahnz zëdhënësi i KE për emigracionin thotë se: Vendosja e barrikadave lundruese është në vetvete në kundërshtim me të Drejtën Europiane, por gjithashtu është e qartë se këto pengesa të tilla, pengesa natyrore nuk lejojnë hyrjen e azilkërkuesve. Nga ana e saj qeveria greke që akuzohet nga opozita për praktika të tipit “Salvini”, kërkon të çojë mesazh se Greqia nuk është një vend pa zot, por në bazë të të dhënave të fundit, vjet hynë në territorin grek nga brigjet turke 72000 refugjatë dhe emigrantë, gati 2 herë më tepër se një vit më parë.Aleksander Marku

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi