SHBA dhe NATO fillojnë tërheqjen nga Afganistani

Më datë:

Trupat amerikane dhe të NATO-s kanë filluar të tërhiqen nga Afganistani, thanë Shtëpia e Bardhë dhe disa zyrtarë të aleancës më 29 prill.

Sipas CNN, më pak se 100 trupa, së bashku me pajisjet ushtarake, janë zhvendosur kryesisht përmes aeroplanëve. Edhe NATO-ja ka filluar tërheqjen e misionit të saj nga Afganistani, i tha agjencisë AFP një zyrtar i NATO-s.

“Ky do të jetë një proces i rregullt, i koordinuar dhe i qëllimshëm”, tha ai.

Anëtarët e aleancës së mbështetur nga SHBA-ja ranë dakord këtë muaj për të përfunduar misionin e tyre me 9.600 njerëz në Afganistan, pasi presidenti amerikan, Joe Biden bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Uashingtonit.

Zyrtarë të lartë afganë thonë se talibanët po përdorin forcë në përpjekje për të fituar territor derisa trupat e huaja po tërhiqen. Talibanët kanë zhvilluar një kryengritje dy dekadëshe që kur u dëbuan nga pushteti nga trupat e udhëhequra nga SHBA-ja më 2001.

Administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, pati arritur një marrëveshje me talibanët për tërheqje të trupave të huaja në këmbim të garancive se nuk do të lejojnë që Afganistani të bëhet strehë e grupeve terroriste si dhe të pranojnë negociatat e paqes me qeverinë afgane.

Zyrtari i NATO-s tha se siguria e trupave të aleancës “do të jetë një përparësi kryesore në çdo hap të rrugës” dhe se po marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar personelin.

“Çdo sulm i talibanëve gjatë tërheqjes do të ketë një përgjigje të fuqishme. Ne planifikojmë që tërheqja jonë të përfundojë brenda disa muajsh”, tha zyrtari.

Presidenti amerikan, Joe Biden pati thënë se tërheqja e plotë e trupave do të ndodhë deri më 11 shtator, përvjetorin e njëzetë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA që nxitën edhe përfshirjen e saj ushtarake në Afganistan.

Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë ka thënë se ka në plan të largojë 1.300 ushtarët e saj deri në fillim të korrikut.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti, Hamza dhe Abdixhiku hapin zyrtarisht fushatën elektorale

Partitë politike në Kosovë nisën zyrtarisht fushatën elektorale për...

Zelensky: Rreziku nga Rusia po rritet për vendet evropiane

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se informacionet e...

PD: ADS ngrihet mbi katër shtylla korruptive

Partia Demokratike, reagoi sot në lidhje me krijimin e...

Ibrahimaj: 600 miliardë lekë kursime nga transformimi digjital, ADS hap fazën e re të inovacionit teknologjik

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë...