Basha del në deklaratë urgjente: Jemi fitues, PS ka humbur thellë në bastionet e tyre historike

Më datë:

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi sot se opozita është fituese e zgjedhjeve të 25 prillit. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha tha se rezultatet paraprake që nxjerrin fituese Partinë Socialiste lidhen me raportimin e KQZ.

Basha tha se sistemi parashtron që kutitë e para që numërohen janë të Partisë Socialiste, por edhe në ato zona tha ai, bastionet historike të PS janë të humbura, referuar edhe pjesëmarrjes.

Lulzim Basha: Dua të falenderoj të gjithë mediat për punën që keni bërë. Siç e dimë qendrat e para që numërohen janë qendrat e Partisë në pushtet.

Thënë kjo, PS ka humbur thellë, në Tiranë, dhe qëndrat e tjera në Përmet, Këlcyrë etj.

Kemi të bëjmë me një fitore të thellë të PD.

Ky është fillimi.

Pas kutive që shpresonin të kishin bastion, si zona 10 në Tiranë, ku PD ka një rritje me 30%, apo në Memaliaj ku janë ndëshkuar nga qytetarët, do të vijë radha e kutive të tjera.

Kur janë ndëshkuar në bastione, vota në ndryshim do të vazhdojë.

Fitorja jonë do të konfirmohet në të gjithë vendin.

Me projeksionet aktuale e dinë çfarë i pret, ti lënë lojërat. Duan të bllokojnë numërimin.

Numërimi do të vazhdojë, vullneti i popullit është në kuti. Vazhdoni punën sipas ligjit.

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ina Zhupa: zonat e mbrojtura kërkojnë përgjegjësi të përbashkët mes dy vendeve

Kryetarja e Komisionit për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën Ina...

Shpërndante kokainë me motor, arrestohet i riu shqiptar në Itali. Drogën e fshihte në karikues telefoni

Karabinierët e qytetit të Cesena kanë vënë në pranga...

KE mbështet qendrat e emigrantëve në stilin e Shqipërisë, Meloni: Po shndërrohet gradualisht në një model europian

Kryeministrja italiane Gorgia Meloni ka deklaruar se “Deklarata e...

Sali Berisha: Deputetët e PD kanë firmosur për ruajtjen e sekretit hetimor në SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përdorur të...