Greqia nuk hap kufirin! Kapshtica e mbyllur deri më 26 prill

Më datë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 26.04.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Sipas ministrisë greke,kufirin do të lejohet ta kalojnë vetëm ata që kanë leje qëndrimi ose janë shtetas grekë.

Mbetet në fuqi masa e karantinës prej 14 ditë për këdo që udhëton drejtë Greqisë. Penaliteti për thyerjen e saj shkon në deri më 1500 euro dhe do të monitorohet rreptësisht prej autoriteteve greke.

Për të kaluar duhet që udhëtari të jetë i pajisur me test negativ të bërë jo më herët se 72 orë përpara dhe formën e udhëtimit PFL,të plotësuar jo më vonë se 24 orë para udhëtimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...