Konjufca: Qeveria e re e Kosovës votohet të hënën në orën 11:00

Më datë:

Kuvendi i Kosovës do të votojë më 3 shkurt kabinetin e ri qeveritar të drejtuar nga Albin Kurti. Njoftimi u dha nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje me LDK.

Ai përjashtoi mundësinë e dorëheqjes nga posti i kryeparlamentarit, ndryshe nga sa kërkon LDK-ja për arritjen e marrëveshjes.

“Mbledhja e kryesisë ka vendosur që seanca plenare për krijimin e Qeverisë së Kosovës të mbahet të hënën më 3 shkurt në ora 11:00. Nuk mendoj që në Kosovë është koha e dorëheqjeve, por e emërimeve”, tha Konjufca.

Votimi për të hënën i kabinetit të ri qeveritar i kryesuar nga Albin Kurti përcaktohet pavarësisht se deri më tani palët nuk kanë rënë dakord. LDK-ja e kushtëzon votën pro qeverisë me dorëheqjen e kreut të Kuvendit, post të cilin do ta mbajë dreri në zgjedhjen e presidentit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

9 Maji, Dita e Unitetit Evropian

Më 9 maj të çdo viti, shtetet anëtare të...

Situatë e tensionuar në protestë, policia përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Tensionet e para janë regjistruar në protestën e sotme...

Hita inspekton masat për protestën e PD, kërkon qetësi dhe profesionalizëm nga forcat e rendit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...

Rama me fituesit e startup-eve 2025: Rrisim volumin e financimeve për aplikantët

https://www.youtube.com/live/eAi6xG4MTA8?si=phz-ze9WVoWd0FvV  Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zhvillimi i teknologjisë...