11.5 C
Tirana

Aplikohet për herë të parë në Shqipëri, si do të kryhet identifikimi elektronik i zgjedhësve më 25 prill

Më datë:

Më 25 prill 2021, për herë të parë në Shqipëri, qytetarët do të mund të identifikohen elektronikisht në zgjedhje. Pajisja do të jetë prezente në çdo qendër votimi dhe operon në një mënyrë shumë të thjeshtë, por tejet precize. Përmes hardware-ve dhe software-ve të dedikuar, pajisja ndihmon në çdo hap të procesit zgjedhor, për të mundësuar siguri të plotë për votën e çdo qytetari.

Por, si funksionon identifikimi elektronik i zgjedhësve? Përmes dy hapave të thjeshtë!

Procesi nis me leximin e dokumentit të identifikimit (pasaportë/ kartë identiteti) dhe shfaq të dhënat e qytetarëve, fotot dhe qendrën e votimit ku ata janë regjistruar për të votuar. Pas verifikimit, qytetarët do të nënshkruajnë me shenjën e gishtit.

Identifikimi elektronik lejon votimin vetëm në qendrën ku është kryer regjistrimi. Ajo verifikon dhe dokumenton me përpikmëri tentativat për votim të dyfishtë, ndaj, kushdo që do të tentojë të kryejë shkelje, do të dënohet sipas ligjit në fuqi.

Përmes identifikimit elektronik, e drejta e votës do të ushtrohet me siguri dhe transparencë të plotë, në çdo qendër votimi, në të gjithë vendin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...