Austri: Të papunët do të marrin para shtesë deri në fund të qershorit

Më datë:

Zgjatja e rritjes së ndihmës emergjente, e njoftuar nga Qeveria austriake, u vendos të martën në Komitetin e Mirëqenies Sociale.

Personat, të cilët për shkak të pandemisë nuk janë të punësuar, do të vazhdojnë të marrin një shtesë prej 55 eurosh në muaj deri në fund të qershorit.

“Në funksion të situatës sfiduese të pandemisë, zgjatja ishte e domosdoshme dhe korrekte për t’u ofruar të papunëve mbështetje të mëtejshme gjatë krizës nëpër të cilën po kalojmë”, tha ministri i Punës, Martin Kocher.

“Ne kemi hedhur themelin për trajtimin e mëtejshëm të ndihmës së rritur emergjente në seancën plenare të Këshillit Kombëtar”, tha Kocher.

Zgjatja e ndihmës emergjente është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit që nuk kanë qenë në gjendje të punojnë për disa muaj për shkak të mbylljeve aktuale.

“Fatkeqësisht, situata aktuale shëndetësore nuk lejon të marrim hapa të mëtejshëm për hapjen e vendpunimeve në zona të caktuara”, nënvizoi Kocher.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...