Ngrihet kati i parë i shkollës së re “Sami Frashëri”, Veliaj publikon pamjet: S’ka kohë për pushim

Më datë:

Vijojnë me ritëm të shpejtë punimet për shkollën e re “Sami Frashëri” në kryeqytet.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar pamjet nga punimet që po kryhen në shkollën e re në kryeqytet ku siç shihet edhe nga pamjet, është ngritur edhe kati i parë, pas atij nëntokësor

“Shkolla ime, shkolla jonë-“Sami Frashëri”. S’ka kohë për pushim”, shkruan Veliaj.

Gjimnazi “Sami Frashëri” pritet që të jetë një tjetër xhevahir arkitekturor i Tiranës, një shkollë ikonë.

Sipas projektit të Bashkisë Tiranë, shkolla do të jetë më e madhe dhe me infrastrukturë moderne e standarde të larta të sigurisë.

Godina e re do të ketë një kapacitet pritës prej 1500 nxënësish, 50 klasa, 7 laboratorë dhe një bibliotekë 5 herë më të madhe.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...