Rama publikon rrëfimin e çiftit të të moshuarve që u bënë me shtëpi të re, pas tërmetit: Sikur lindëm për së dyti!

Më datë:

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me rrëfimin e një çifti të moshuarish në Maminas, të cilët tregojnë përjetimet e tërmetit të 26 nëntorit.

Të mbetur të pastrehë si pasojë e tërmetit, tashmë ata janë futur në shtëpinë e re. Çifti falënderojnë ata që kontribuuan për ndërtimin e shtëpisë, ndërsa theksojnë se u duket sikur kanë lindur për së dyti.

“Rrofshin të gjithë që neve po na ndërtojnë këto shtëpia. Shumë faleminderit për shtetit. Sikur lindëm për së dyti. Kushdo parti të ishte se ne nuk marrim gjë nga partitë. Plaku im një pension merr nuk ka më as shërbim, që i bëj shërbime atij, po shyqyr që kemi shti kokën brenda dhe me një çapë bukë thatë ne jetojmë”, tha e moshuara.

Kurse kryeministri në tekstin bashkëshoqërues të videos shkruan: “MIRËMËNGJES

dhe me zemrën plot nga gëzimi që ju gjendëm pranë atyre që pas tërmetit humbën strehën, ju uroj një ditë të mbarë”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...