Dështon seanca ndaj 11 veteranëve të UÇK-së

Më datë:

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahej seanca e katër ndaj Xhevdet Qeriqit dhe 10 veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015.

11 veteranët akuzohen se në protestën e 7 gushtit të vitit 2015 dëmtuan rrethojat e objektit të qeverisë dhe dëmtimin e një veture.

Njëmbëdhjetë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nuk kanë marrë pjesë në seancën për organizimin protestës së 7 gushtit të vitit 2015.

Në këtë protestë ishin dëmtuan rrethojat e objektit të Qeverisë një veture, raporton Ekonomia Online.

Se nuk ka kushte për mbajtjen e seancën ka njoftuar gjyqtarja Luljeta Krasniq. Sipas saj, seanca shtyhet për një afat të pacaktuar.

“Meqë nuk ka kushte për mbajtjen e seancës, gjykata merr aktvendim që seanca të shtyhet në afat të pacaktuar deri sa të sigurohet prova lidhur me pronarin e veturës dhe dëmin e caktuar ndaj kësaj veture”.

Avokati Bedri Krasniqi, tha se në bazë të të dhënave nga faktet në terren dëmi i shkaktuar gjatë protestë e kap vlerën e 400 euro.

“Në bazë të të dhënave që ka grumbulluar e dëmtuara se gjatë protestës të veteranëve sipas akuzës të Prokurorisë së shtetit i është dëmtuar Qeverisë së shtetit dera lëvizëse e metalit, motori i derës, xhamat e kioskës dhe rrethoja e metaltë e derës së qeverisë”.

“Në bazë të fakteve të grumbulluara e dëmtuara ka paguar vetëm motorin lëvizës të derës se hyrjes që ka vlerën prej 400 eurove kurse punët i kanë kryer punëtorët e sigurimit pa kompensim”, tha Krasniqi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...