Fauci deklaron: Jemi ende larg imunizimit të tufës, kthimi në normalitet do të behet në mënyrë graduale, s’bëhet sa hap e mbyll sytë!

Më datë:

Epidemiologu i njohur amerikan, Anthony Fuaci, njëherësh dhe këshilltari mjekësor i Presidentit Joe Biden, ka deklaruar se “imuniteti i tufës”, nuk është një parashikim i saktë, pasi sipas tij nuk dihet ende sa % e popullsisë duhet të vaksinohet për ta arritur këtë.

Ai tha për BBC se kthimi në normalitet do të jetë në mënyrë graduale, e sipas tij nuk bëhet sa hap e mbyll sytë.

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme, Anthony Fauci ka deklaruar se SHBA, është e gatshme të dhurojë vaksinat e tepërta anti-COVID, vendeve që kanë nevojë për to.

“Sapo të kemi vaksinuar të gjithë popullsinë tonë, ne do të konsiderojmë seriozisht që t’i dhurojmë vaksinat tona të tepërta në vendet që kanë nevojë për to. Shumë nga kombet europiane kanë burime të mjaftueshme, për këto donacione u referohemi vendeve me të ardhura të mesme dhe të ulëta”, u shpreh Fauci.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...