Bardhi takim me banorë në rrethinat e Elbasanit: Me ndryshimin bashkohen edhe socialistët e ndershëm

Drejtuesi politik i PD për Elbasanit, Gazment Bardhi ka takuar banorë të Vidhasit në Elbasan për të diskutuar për zgjedhjet e 25 prillit dhe programin elektoral të demokratëve.

Bardhi thotë se më 25 prill ndryshimit do i bashkohen edhe socialistët e ndershëm, dhe nuk do të votojnë për kundërshtarin, Taulant Ballën, sipas të cilit nuk e duan as në fushatin e tij.

“Unë po i them Taulant Ballës që, me Vidhasin, me gjithë pjesën administrative Papërr, dhe me të gjitha njësitë administrative të tjera që është Bradasheshi, Graceni, Funari, Labinoti Mal, por edhe lagjia 5 Maj që unë mbuloj, i them që do të jemi fitues, dhe këtë ai do ta marrë vesh me datë 25. Kur atë e ka përzënë fshati i tij, çfarë kërkon në Bradashesh apo në Papërr e në Vidhas?”, tha kandidati Qani Xhafa, që shoqëronte Bardhin.

Ai ka shtuar se PD ka një plan pune dhe qeveria nuk do të funksionojë më si një skemë ku përfitojnë vetëm 10 veta.

“Kemi një plan pune, ku nuk ofrohen mrekulli për asnjërin prej jush, por ama marrim përsipër të zgjidhim ato halle dhe shqetësime që janë në dorë të qeverisë, që janë të mundshme e kërkojnë vëtëm vullnet politik. Çfarë do i duhet qeverisë përveç vullnetit politik që atë skemën e subvencioneve ta bëjnë funksionale, çfarë modeli kemi ne përballë? Kemi modelin që thotë me mburrje që kam shpërndarë 95 milion euro subvencione për bujqësinë. A ka marrë dikush nga ju ndonjë lek nga këto 95 milion euro? Asnjë fermer, asnjë fshatar që punon nga mëngjesi e deri në darke nuk ka marrë asnjë qindarkë nga fondi i subvencioneve në bujqësi sepse skema që kanë ndërtuar është e tillë që lekët të mos vijnë te ju, por të shkojnë te 10 njerëz, dhe ju e dini se kush i ka marrë, edhe në qarkun e Elbasanit. Ata janë 10 njerëz që njihen me emër dhe me mbiemër. Pse i kanë marr vetëm ata dhe nuk kanë ardhur lekët te ju? Sepse skemën e kanë ndërtuar të tillë që lekët t’i përqëndrojnë në dhjetë duar që të kenë mundësi t’i ndajnë me Taulanat Ballën dhe me gjithë hajdutët e tjerë që i ka në listë ose që administrojnë pushtetin në qarkun e Elbasanit. Skema ka qënë e tillë, thotë duhet të kesh 20 hektarë tokë që të marrësh subvencion në bujqësi. Po kush nga ju nuk do donte të kishte 20 hektarë tokë, të gjithë do të donit, por nuk keni. Shteti nuk i ka ndarë askujt 20 hektarë, u ka dhënë nga një hektar. Duhet të kesh, thotë, 50 krerë lopë që të marrësh subvencione. Kush nga ju nuk do të donte të kishte 50 krerë lopë, po nuk keni…. keni një, dy, ose pesë, por edhe ai që ka pasur 5, nga pamundësia ndonjë e ka shitur.. duke i mbetur një ose dy. Në këtë mënyrë, gjithë ai fond që duhet të vinte si mbështetje te ju, ka vajtur te 10 njerëz”, pohoi Bardhi.

Drejtuesi Politik nga ana tjetër vuri në dukje, vështirësitë që qeverisja 8 vjeçare ka krijuar për njerëzit, duke rritur taksat, tarifat e çmimet në çdo sector. Ai sqaroi skemën e PD për subvencionimin në fshat, nga ku do të përfitojë çdokush mbi bazën e prodhimit që nxjerr, pa burokraci e kritere përjashtuese.

“Çmimin e energjisë elektrike ua ka rritur, çmimin e ujit ua ka rritur, taksë toke u mbledh, ju ka vënë tani te fatura e ujit taksë ndriçimi, taksë pastrimi, taksë gjelbërimi, taksë varrezash, nuk ka lënë emër takse pa ju vendosur. Pastaj bërtet që po bën shtet, se e vetmja mënyrë për të bërë shtet është me i vënë litarin në fyt atij që është i pamundur, njerëzve që janë të pamundur. Qeveria nuk mundet ta trajtojë fshatarin dhe fermerin si biznesmen, ju jeni të vetëpunësuar që me atë tokën që punoni nga mengjesi e deri në dark përpiqeni të ushqeni fëmijët tuaj, familjen tuaj. Nuk mundet t’u marrë shteti taksë për tokën që ju e punoni vetë. Prandaj taksën e tokës do e keni zero. Ndërkohë që skema e subvencioneve do të jetë e thjeshtë, nuk do të ketë asnjë burokraci. Secili nga ju ka numrin personal të identifikimit, secili fermer dhe fshatar është i identifikueshëm. Po prodhove 5 kg, të takon një lek, prodhove 50 të takojnë 10 lek, e kështu me radhë në varësi të produkteve do të ketë një vlerë të caktuar rimbursimi apo mbështetje nga shteti. E njëjta gjë edhe me bagëtitë: ke dhjetë dele, të takojnë dy lek, ke 100 dele të takojnë njëzet lek”, tha Bardhi.

Gazment Bardhi, i siguroi banorët se angazhimet e marra do të mbahen, dhe për to ai dhe PD do të japin llogari pas 4 vitesh.

“Kudo ku unë shkoj, ka një padurim të njerëzve për të folur dhe kjo tregon atë që më këni pohuar vet ju, që gjendja ka shkuar aty ku nuk mban më. Në këto zgjedhje është radha me çu në shtëpi Edi Ramën, pastaj na e lini në dorë ne, se ai duhet të shkojë edhe në burg për zullumet që ka bërë, por fillimisht ta çojmë në shtëpi. Mbas katër vitesh, nëqoftëse edhe një angazhim të vetëm nuk e bëjmë realitet, është radha jona për të shkuar në shtëpi”, u shpreh Bardhi.

Drejtuesi Politik për Elbasanin bëri thirrje që në rrugën drejt ndryshimit të bashkohen edhe socialistët të cilët njësoj kanë vuajtur keqeverisjes dhe janë braktisur nga shteti.

“Miqtë e mi, 25 prillin duhet ta trajtojmë si një mision patriotik, por mbi të gjitha si një mision për familjet tona. Në këto zgjedhje nuk kemi betejë me socialistët, unë nuk e di në ka një socialist apo dikush që ka votuar tradicionalisht për PS këtu sot, por një mesazh për ata e kam. Ne nuk kemi betejë me ta me 25 prill, ata kanë vuajtur njësoj si demokratët këto tetë vite, janë shtypur me këmbë njësoj si demokratët, mungesë mbështetje nga kjo qeveti ka pasur si për demokratët dhe për socialistët, njëlloj nuk keni marrë ju demokratët subvencione në bujqësi, njëlloj nuk kanë marrë as ai fermeri dhe fshatari që ka votuar tradicionalisht PS. Prandaj do të duhen të na bashkoheni me 25 prill, jo për PD, jo për Lulzim Bashën, por për fëmijët dhe familjen tuaj. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të hedhur hapin e parë për të sjellë ndryshimin që duam të gjithë. Ndryshimi vjen duke votuar të gjithë bashkë numrin 9, PD. Po shoh që ju e paskeni marrë vendimin, i vetmi që do të largohet është Edi Rama. Shqiptarët do të rrinë këtu, do të jetojnë këtu do të punojnë këtu, e do të ndërtojnë të ardhmen e femijëve të tyre këtu. Të takojmë kë të mundemi dhe ta bëjmë të ndërgjegjësohet që nuk është zgjidhje as shitja e votës as votimi me tifozllëk. Zgjidhja e vetme është të votojmë Partinë Demokratike, të votojmë numrin 9 dhe të bëjmë realitet të gjithë bashkë ndryshimin”, deklaroi Gazment Bardhi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi