14 mijë vaksinime në Durrës/ Java e ardhshme nis me vaksinimin e moshës +60

Më datë:

Deputetja Klodiana Spahiu ka inspektuar procesin e vaksinimit që po zhvillohet në qytetin e Durrësit.

Në qendër të qytetit është ndërtuar një tendë enkas për këtë proces, në të cilën funksionojnë 6 vende vaksinimi. Spahiu ka pyetur personat që kanë kryer vaksinimin nëse kanë patur ose jo shqetësime pas bërjes së vaksinës, duke i garantuar ata se nëse ndodh që të kenë shqetësime, ato janë vetëm të përkohshme dhe pa probleme për shëndetin e tyre.

Duke folur më pas për ecurinë e procesit të deritanishëm, Klodian Spahiu tha se ne të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është ky proces dhe më vjen mirë që Durrësi deri tani ka arritur në 14 mijë persona të vaksinuar.

Spoahiu iu bëri thirrje qytetarëve që të paraqiten pranë qendrave të vaksinimit sapo të njoftohen nga mjeku i familjes. Javën e ardhshme pritet që të nisë vaksinimi i personave me moshë 60 vjec e lart. Deri tani, përvec stafit mjekësor që u vaksinua i pari, janë vaksinuar të moshuarit me moshë 70+ si dhe arsimtarët, pedagogët dhe punonjësit e policisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...