“Vijnë 7020 doza Pfizer dhe dozat e tjera të vaksinës kineze”/ Manastirliu: Nis nga e hëna vaksinimi për grupmoshën mbi 60 vjeç

Më datë:

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja Manastirliu, ndodhen në Vlorë këtë të shtunë për të ndjekur nga afër vaksinimin e moshave +65.

Ministrja Manastirliu nga Vlora bën me dije se prej ditës së hënë kjo fashë pritet të zbresë në +60, ndërkohë që nesër fillon dhe shpërndarja e 100 mijë vaksinave të Sinovac.

Duke theksuar se vazhdon intensivisht vaksinimi në të gjithë vendin, Manastirliu tha se janë kryer mbi 250 mijë vaksinime deri më sot.

Ministrja bëri të ditur gjithashtu se të hënën pritet të mbërrijnë në Shqipëri edhe 7020 dozat e vaksinës Pfizer.

Manastirliu: Qendra e përqendruar e vaksinimit në Vlorë mbulon të gjithë rajonin 2. Të gjithë qarku Vlorë janë më shumë se 26 mijë vaksinime të kryera. Vazhdon ritmi i vaksinimit në qendrat shëndetësore. Janë mbi 250 mijë vaksinimi të kryera, po vijojmë me intensitet fushatën e vaksinimit. Që prej ditës së nesërme dhe pasnesër, të hënën, ulim fashën +60. Kemi filluar me të gjithë pjesën e kualidimit dhe fillojmë nga nesër shpërndarjen e 100 mijë vaksinave të ardhura të Sinovac. Presim ditën e hënë 7020 doza të vaksinës Pfizer dhe serinë tjetër të vaksinave nga kontrata që kemi me Sinovac”.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 250.676 doza të vaksinës ndaj COVID19.

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...