12.5 C
Tirana

“Lulzimi përsërit gënjeshtrat e 2009”, Balla takim me të rinjtë në Elbasan: Votoni numrin 12-të

Më datë:

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanin, Taulant Balla në një takim iu rikujtoi të rinjve të Elbasanit se nuk duhet të hezitojnë për të votuar pasi anëtarët e Partisë Socialiste nuk janë si të tjerët.

“Për të rinjtë, Partia Socialiste do të bëjë më shumë. Unë e di se shumë të rinj janë hezitues për të dhënë votën sepse mendojnë se janë të gjithë njëlloj. Por unë dua të ju tregoj se un s‘jam njëlloj me Monika Kryemadhin, nuk jam njëlloj as me Lulzim Bashën. Asnjëri nga ne nuk është njëlloj me ato”, tha ai.

Më tej gjatë fjalës së tij Balla shtoi se Lulzim Basha po përsërit të njëjtën gënjeshtër që ka thënë në 2009 po në të njëjtin vend.

“Në Shqipëri nuk asnjë ofertë më të mirë se sa kjo që kemi ne sepse ofertën e bën ekipi, lidershipi dhe programi. Ne nuk mund ta lëmë në mes paktin për universitetin. E dëgjuat Lulzimin në Krastë ku tha se do të ndërtojë një kampus universitar në Elbasan, të njëjtën gënjeshtër ka thënë fiks në të njëjtin vend në 2009. Ne jemi në proces e sipër të ndërtimit të një godine të re aty ku është”, u shpreh Balla.

Balla e përfundoi fjalën e tij duke iu bërë thirrje të rinjve për të votuar Partinë Socialiste për një të ardhme më të mirë.

“Mendon ndonjë e re apo i ri i Elbasanit që e gjen veten tek Gaz Bardhi apo Monika Kryemadhi? Nëse është kështu atëherë kemi problem shumë të madh me vizionin për të ardhmen. Në fund të fletës së votimit është numri 12, mos u lodhni fare të shikoni numrat e tjerë” e mbylli fjalën e tij ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...