Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Jam paraqitur për t’u vaksinuar, do të marr cilëndo është në dispozicion

Më datë:

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka zbuluar se do të vaksinohet ditët në vijim ndaj COVID-19.

Pendarovski thotë se do të marrë cilëndo vaksinë që është në dispozicion duke siguruar qytetarët se çfarëdo është miratuar në Maqedoninë e Veriut është e verifikuar.

Sipas tij, me 100% siguri vaksinat janë të kontrolluara si në çdo shtet të BE.

“Kuptohet se do të vaksinohem me vaksinën që do të jetë e në dispozicion .

Këtë e them pasi ekzistojnë lloje të ndryshme të kontroversiteteve për vaksinat dhe mund t’ju siguroj se gjithçka që është miratuar në vendin tonë nga autoritetet kompetent është e verifikuar.

Të gjitha vaksinat që janë importuar dhe aplikohen tek qytetarët tanë janë 100 për qind të kontrolluara, si të vaksinoheni në cilindo shtet evropian”, tha sot presidenti Pendarovski.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...