“Tërhiqet” Rama: Hera e fundit që furnizimi me ujë është temë në fushatë elektorale

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vaun e Dejës, aty ku fillimisht ndoqi nga afër procesin e vakisinimit masiv të të moshuarve mbi 70-vjeç.

Më pas Rama gjatë inspektimit të punimeve për Ujësjellësin e Vaut të Dejës tha se kjo është hera e fundit që uji është temë e fushatës elektorale.

Kreu i qeverisë theksoi se pas 50 vitesh me dy orë ujë në ditë, në Vaun e Dejës po përfundon ujësjellësi që çon 24 orë ujë në të gjitha shtëpitë e kësaj zone.

“Pas 50 vitesh me 2 orë ujë në ditë ose hiç fare gjatë verës, përfundon ujësjellësi i ri; 22.6 kilometra rrjet shpërndarës që çon 24 orë ujë në shtëpitë e kësaj zone.

Jemi në gjendje të themi se në qendrat urbane të vendit do kemi 24 orë ujë.

Uji është hera e fundit që është temë fushate elektorale. Këtu në këto zona nuk ka pasur 24 orë ujë as në kohën e komunizmit”, tha Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Paralajmërimet ruse, Hoxha: Vendosmëria e Shqipërisë nuk lëkundet

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha...

Kryeministri: Dialog i hapur me “Reporterët pa Kufij” për rolin e medias

Kryeministri Edi Rama vijoi sot replikën në distancë me...

Kryebashkiaku i Tiranës mbetet në qeli pas rrëzimit të rekursit në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë rrëzoi sot rekursin e kryebashkiakut Erion...

Komisioni “Territorialja” me debate, Mazniku dhe Boçi përplasen për fjalën

Seanca dëgjimore e Komisionit për Reformën Administrative dhe Territoriale...