Kryemadhi uron besimtarët për festën e Sulltan Novruzit: Harmonia fetare forca jonë, ditë më të mira do të vijnë!

Më datë:

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i ka uruar shqiptarëve ditën e Sulltan Novruzit, nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, në Tiranë.
Gjatë fjalës së saj për gazetarët, Kryemadhi, uroi të gjithë besimtarët për këtë festë të shënuar dhe theksoi se harmonia fetare është forca më e madhe që karakterizon shqiptarët.

Ndër të tjera, Kryemadhi u shpreh se ditë më të mira do të vijnë për shqiptarët.

“Do doja që të ishte një ditë me diell, por nganjëherë dhe ky shiu është bereqet. Le të jetë bereqet për familjet e shqiptarëve, në këtë ditë të shënuar të Sulltan Novruzit, ju uroj mbarësi gjithë shqiptarëve, gjithë besimtarëve bektashinj. Pavarësisht se kjo është një nga forcat tona më të mëdha, harmonia fetare që kemi si popull që ringjalljen e jetës e sjell në këtë ditë të mrekullueshme për të risjellë dhe për të ringjallë begatinë , mirësinë dhe lumturinë për të gjitha familjet shqiptare. Ju uroj gëzuar edhe juve që gjithmonë jeni njerëzit në terren dhe transmetoni pozitivistet tek njerëzit. Mbarësi dhe ditë më të mira do të vijnë për shqiptarët. Gëzuar!”, u shpreh Kryemadhi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nga Berati, Demo thekson nevojën për forcimin e qeverisjes vendore

Dëgjesa për reformën administrative-territoriale ka vijuar ditën e djeshme...

Berisha në takimin e “Martens Centre”: Integrimi në BE duhet të bëhet sipas meritave jo lobingjeve

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë...

Një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, sot vendos diaspora në 30 misione diplomatike

Sot zhvillohet procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të...

“Zvërneci”/ Dita e 6-të e protestës, tubime në Tiranë dhe rrethe

Ka nisur protesta e radhës qytetare kundër investimeve në...