Aksident në aksin rrugor Shkodër-Koplik, makina përplas për vdekje kalimtaren, plagoset shoferi

Më datë:

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Sipas të dhënave të para një automjet ka përplasur një kalimtare që ka gjetur vdekjen në vend.
Drejtuesi i mjetit, 65-vjeçari me iniciale GJ.D., ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Nuk dihet ende identiteti i gruas që ka humbur jetën.

Informacion Paraprak
Më datë 29.01.2020 ora 15:00, në aksin rrugor Koplik – Dedaj, në vendin e quajtur  “Ura e “Zhajës, fshati Zagorë, Malësi e Madhe, duke qene në drejtimin e mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. D. 65 vjeç, banues në fshatin Bzhetë, Malësi e Madhe, ka aksidentuar me pasojë vdekje një shtetase, ende e pa identifikuar (këmbësore).

Drejtuesi i mjetit po dërgohet per ndihmë mjeksore në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër. Në vendngjarje ndodhen sherbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dardhë e pjekur me mjaltë dhe arra

Nëse sot është një nga ato ditët ku nuk...

Qeveria: Objektiv, anëtarësimi deri në 2030-ën

Qeveria dorëzoi në Kuvend raportin mbi ecurinë e anëtarësimit...

Apeli e rrëzoi, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë së Ilir Metës

Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë...

Hetime për shpërthimin në kasollën e bagëtive në Tepelenë

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e 21...