13.5 C
Tirana

“Mos e fyej Elbasanin Lulzim”, Balla publikon videon e Bashës: Motra e trafikantit të drogës në listat e PD

Më datë:

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka publikuar një video ku kreu i PD Lulzim Basha shfaqet në shoqërinë e Altin Dalipit, një person i dënuar për trafik droge në Belgjikë, i cili është njëkohësisht vëllai i kandidates së PD në Elbasan, Lumturie Hasa.

Krahas videos Balla përmend edhe emra të tjerë me precedentë penalë që janë në vendosur në listat e PD për zgjedhjet e 25 Prillit, të cilëve ligji u ndalon përfshirjen në fushatë.

“Në Durrës ke një të dënuar për trafik droge në Zvicër, duhet ta tërheqësh se siç kërkon Ligji nuk mund të kandidojë. Kandidatin serial, subjekt të SPAKUT në Shkodër “Hile” Zefin, lërja Drejtësisë”, shkruan Balla.

Postimi i plotë:

Lulezim! Ku je Lulezim?! Në Durrës ke një të dënuar për trafik droge në Zvicër, duhet ta tërheqësh se siç kërkon Ligji nuk mund të kandidojë. Kandidatin serial, subjekt të SPAKUT në Shkodër “Hile” Zefin, lërja Drejtësisë. Në Elbasan mos e ndrysho listën aman, por mos e fyej Elbasanin. Mjaft u more me gaztorët e tu dhe manipuluesin e kamerave të Kryeministrisë kur Saliu dhe ti qëllonit mbi popullin opozitar. Por në ditët në vijim… Sa për matematikën e numrave kuptohet qartë që ti i je rikthyer planit të çadrës për pengimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet do të zhvillohen më 25 Prill.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...