Konflikti me FRD për godinën, Veliaj i përgjigjet Metës: Ka 4 vite që ndërtesa zaptohet pa kontratë, duhet të lirohet

Më datë:

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar kontratën e lidhur në 2016 mes Bashkisë së Tiranës dhe FRD-së, e cila ka katër vite që ka skaduar.

Përmes një postimi në twitter, Veliaj i është përgjigjur deklaratave të Metës, duke theksuar se nëse kanë pak dinjitet, të lirojnë ndërtesën publike.

“Për përmbaruesin e dhunshëm të Saliut në Presidencë: Kontrata e 2016-ës mes bashkisë Tiranë dhe partisë që Saliu i rrëmbeu ish-Presidentit ka qenë për VETËM 1 VIT!

Ka 4 vite që ndërtesa zaptohet pa kontratë. Këto janë faktet. Lironi ndërtesën publike, po keni pak dinjitet”, shkruan Veliaj.

llir Meta u shfaq sot para gazetarëve për të justifikuar sjelljen e tij ditën e premte në zyrat e FRD-së.

Meta nuk dha asnjë sqarim pse Sali Shehu, kryetari aktual i FRD-së, nuk ka dalë ende nga zyrat ndonëse kontrata e firmosur nga FRD dhe Bashkia e Tiranës për huamarrjen e tyre ka përfunduar që në vitin 2017, një vit pas firmosjes së saj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tuneli i Llogarasë, zgjatet masa e “arrest shtëpie” për Gjyli dhe Elezi

Zgjatet afati i paraburgimit në lidhje me masën “arrest...

Ilir Meta i drejtohet SPAK: “Parandaloni shkatërrimin e procesit”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka...

Negociatat për fundin e luftës, Pakistani i dërgon SHBA-së propozimin e ri të Iranit

Pakistani i ka dërguar SHBA-së propozimin e rishikuar të...

Ministri Nufi: forcojmë kapacitetet për reagim të shpejtë në emergjenca në të gjithë vendin

Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi vizitoi Bazën e...