“Është për syrin e keq”/ Kryeministri përballet me protestuesin në Laç: Rama ik por ikën vetë

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në qytetin e Laçit, ku vijon puna në 11 kantiere të Rilindjes pas tragjedisë së tërmetit.

Pasi të përfundojë puna, qyteti i Laçit do të jetë më i bukur, më i fortë dhe më i jetueshëm se më parë.

“Sot kemi filluar kantierin e hapjes së Bashkisë Kurbin dhe si shumica e institucioneve në Kurbin, Bashkia ka dëme të mëdha nga tërmeti. Sot po bëjnë edhe matje. Janë hapur tre themelet e pallateve të reja. Njëri është këtu, dy janë në zona të tjera. Ndërkohë po hapet e gjitha hapësira për kulla të tjera për akomodimin e 200 familjeve”, tha kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara.

Ndërsa Rama mban në dorë fotografinë e Bashkisë së Kurbinit dhe thotë: “Ta shohin edhe qytetarët e Kurbinit çfarë kryetari kanë. A e kishit mendu kurbinsa një bashki kështu? Shiheni pak, ja, kjo është bashkia e re e Kurbinit. Bashkia më e bukur në Shqipëri do të dalë. Një tërmet u desh për ta kthyer përmbys Kurbinin.”

Gjatë inspektimit, ku ishte i shoqëruar nga Arben Ahmetaj dhe Lindita Nikolla, përballet me një protestues që thotë “Rama ik”. Kryeministri u ndalua menjëherë, por ai u largua.

“Hej zot i madh, Rama ik dhe ikën vetë”, tha Rama, ndërsa kryebashkiakja iu përgjigj, “Është për të prishur syrin e keq.”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...