Shqipëri-SHBA, 30 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve, Basha: Do punojmë së bashku që dekada e re të jetë e konsolidimit të demokracisë

Më datë:

Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar me një mesazh 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Ai shkruan se është një mundësi për t’u ndier krenar për arritjet e mëdha që Shqipëria ka bërë falë mbështetjes së SHBA.

Kreu i PD thekson se do punojmë së bashku që dekada e re të jetë dekada e konsolidimit të demokracisë.

“30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një mundësi e shkëlqyer për çdo shqiptar, për t’u ndierë krenar për arritjet e mëdha që Shqipëria ka bërë falë mbështetjes së SHBA dhe veçanërisht anëtarësimin e saj në NATO dhe pavarësinë e Kosovës.

Ne nuk duhet të harrojmë kurrë dhe duhet të jemi gjithmonë mirënjohës.

Ne do të punojmë së bashku me partnerin tonë strategjik, SHBA, që dekada e re të jetë dekada e konsolidimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe e mirëqenies së gjithë shqiptarëve. ”, deklaron Basha.

Basha Fb

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tuneli i Llogarasë, zgjatet masa e “arrest shtëpie” për Gjyli dhe Elezi

Zgjatet afati i paraburgimit në lidhje me masën “arrest...

Ilir Meta i drejtohet SPAK: “Parandaloni shkatërrimin e procesit”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka...

Negociatat për fundin e luftës, Pakistani i dërgon SHBA-së propozimin e ri të Iranit

Pakistani i ka dërguar SHBA-së propozimin e rishikuar të...

Ministri Nufi: forcojmë kapacitetet për reagim të shpejtë në emergjenca në të gjithë vendin

Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi vizitoi Bazën e...