COVID-19 në Australi, vendi raportoi infektimin e parë pas dy javësh, bëhet fjalë për një mjeke

Më datë:

Ndonëse Australia është një shtet me mbi 25 milionë banorë, COVID-19 në këtë shtet, nuk ka qenë aq shumë i përhapur sa në vendet e tjera të globit. Mediat e huaja shkruajnë se Australia raportoi të shtunën rastin e parë lokal me COVID-19, dy javë pasi vendi nuk kishte shënuar asnjë infektim.

Sipas Reuters, kryeministrja e shtetit Queensland, Annastacia Palaszczuk, tha se në të gjitha spitalet e vendit, në dy javët e fundit janë trajtuar vetëm dy pacientë me COVID-19, të cilët kanë rezultuar të prekur me variantin britanik.

“Është një mjeke e nderuar ajo që monitoroi dhe trajtoi dy pacientët e infektuar me COVID-19. Tani edhe ajo ka shfaqur simptoma”, u shpreh kryeministrja.

Reuters më tej shkruan se ky është rasti i parë lokal në Australi që nga data 24 shkurt. Mjekja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, trajtoi pacientët e infektuar dhe dyshohet se gjatë kësaj kohe është infektuar dhe vetë.

Autoritetet janë duke zhvilluar gjurmimin epidemiologjik të mjekes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...