Rrëzohet një avion ushtarak në Kazakistan, 4 të vdekur

Më datë:

Të paktën 4 persona e kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë u plagosën si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak në rajonin Almaty të Kazakistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga aeroporti në Almaty thuhet se avioni ushtarak An-26 u zhduk nga radarët në orën 17:20 sipas kohës lokale gjatë fluturimit në relacionin Nur-Sultan-Almaty. Avioni që i përkiste Shërbimit Kufitar të Komitetit Kombëtar të Inteligjencës së Kazakistanit u rrëzua gjatë uljes emergjente.

Në aksident 4 nga 6 personat në avion humbën jetën ndërsa 2 të tjerët e plagosur u dërguan në spital.

Departamenti i Situatave Emergjente në Almaty njoftoi se në rajon janë dërguar ekipe për të hetuar shkakun e aksidentit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...