Vaksina e Novavax, në korrik rezultatet e para!

Më datë:

Kompania amerikane e bioteknologjisë, Novavax, filloi testimin tek njerëzit të vaksinës kundër koronavirusit dhe tha se në korrik pret rezultatet paraprake mbi efektivitetin dhe sigurinë e saj.

Novavax tha se faza e parë e testimit klinik ka nisur në 130 pjesëmarrës të shëndetshëm, të moshës 18 deri në 59 vjeç, në Australi. Faza e dytë pritet të zhvillohet në disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, dhe të vlerësojë imunitetin, sigurinë dhe reagimin ndaj COVID-19, në një gamë më të gjerë të moshave. Dhjetëra vaksina tashmë janë në fazat e hershme të testimit, sidomos në SHBA, Europë dhe Kinë.

Është ende e paqartë nëse ndonjëra prej tyre do të funksionojë kundër koronavirusit, i cili ka infektuar afro 5.5 milionë njerëz në gjithë botën dhe ka vrarë mbi 346,000. Secila vaksinë përdor teknologji të ndryshme për të nxitur një përgjigje imune. Eksperimenti i Novavax-it përdor atë që quhet teknologji nanopartikulesh rikombinuese, thote REL.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...