13.5 C
Tirana

Zhvillohet prova e parë e testit me avion në aeroportin e Kukësit, Balluku: E suksesshme!

Më datë:

Është testuar sot për herë të parë aeroporti i Kukësit, ku një avion ka bërë provat për pistën e re.

E pranishme në këtë provë ka qenë vetë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila theksoi se avioni nuk do të ulej, por do të fluturonte shumë pranë tokës, procedurë kjo në kuadër të testimeve.

foto galeri

Sipas saj, prova në fjalë ishte një test i suksesshëm. “Deri në ditën e dorëzimit të certifikimit të këtij aeroporti do të përmbushen të gjitha kushtet e nevojshme për një aeroport ndërkombëtar, që do të jetë aeroporti i dytë në territorin e Shqipërisë.

Pas pak ditësh do të kemi edhe rezultatet nga gara e aeroportit të Vlorës dhe do ti jepet start negocimit të kontratës, duke nisur kështu edhe procedurën për aeroportin e tretë”, tha Balluku.

Ministrja tha se brenda mandatit 4-vjeçar tjetër pritet që të nisë ndërtimi i aeroportit të Sarandës dhe i Korçës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...