Texas bëhet shteti më i madh në në SHBA që heq kufizimet anticovid, pavarësisht paralajmërimeve

Më datë:

Texas do të heqë kërkesën për mbajtjen e maskave mbrojtëse dhe do të lejojë rihapjen e plotë të bizneseve javën e ardhshme, ka njoftuar guvernatori Greg Abbott.

Tani është koha për të hapur Teksasin 100%”, tha republikani të martën. Texas është shteti më i madh i SHBA-së që i jep fund maskave.  Abbott është përballur me kritika nga partia e tij lidhur me vendimin, e cila u vendos korrikun e kaluar.

Por administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden e ka bërë të qartë se kufizimet e koronavirusit janë ende të nevojshme.

Njoftimi në Teksas erdhi ndërsa rregulla të ngjashme u hoqën në shtete të tjera, duke përfshirë Michigan, Louisiana dhe Misisipi, i cili gjithashtu hoqi “rregullin e maskës”.

Shpërndarja e vaksinave kundër Covid 19 ka rritur besimin për kthimin në jetën e para pandemisë në SHBA. Të martën, presidenti Biden tha se SHBA ishin në rrugën e duhur për të patur vaksina të mjaftueshme për çdo të rritur në vend deri në fund të majit.

Megjithatë, vala e rihapjeve ka vënë në kundërshtim shtetet me administratën e Biden dhe zyrtarët e saj të lartë shëndetësorë, të cilët kanë reaguar me frikë ndaj relaksimit të masave të koronavirusit në një kohë të pasigurt në pandemi, shkruan BBC.

Të hënën drejtori i Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve paralajmëroi për një fazë të katërt kulmi me rritje të infektimeve nëse vendi kalon në “vetëkënaqësi”.

Të dhënat tregojnë se, ndërsa infeksionet dhe vdekjet kanë rënë në javët e fundit, ato janë akoma në nivele të larta në krahasim me vendet e tjera.

Në total, SHBA. ka regjistruar më shumë se 28 milion infeksione dhe 516.000 vdekje në lidhje me Covid 19, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...