13.5 C
Tirana

Agim Kajmaku bën “kthesën e papritur” nga arratia, tërhiqet nga kërkesa për ndryshimin e masës, dosja gati për në gjykatë

Më datë:

Ish-kreu i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, ka bërë një tjetër lëvizje të papritur nga arratia.

“News 24” raporton se Kajmaku është tërhequr nga kërkesa e tij për ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest me burg” në “Detyrim Paraqitje”, ndërsa Gjykata e Tiranës pushuar kërkesën, pasi nuk janë paraqitur avokatët mbrojtës të ish-kryebashkiakut.

Ndërkohë, Prokuroria ka përfunduar hetimet për Kajmakun dhe pritet të dorëzojë çështjen në gjykatë.

Agim Kajmaku u denoncua nga Partia Demokratike për fshehje të dënimit në formularin e Dekriminalizimit, pasi nën emrin Jorgo Tota ai ishte dënuar në Greqi për falsifikim parash.

Pas hetimeve dhe verifikimeve nga Prokuroria, akuzat e opozitës rezultuan të vërteta, duke bërë që KQZ ta shkarkojë atë nga detyra e kryebashkiakut.

Më pas, Kajmaku u shpall në kërkim policor për shkelje të ligjit të Dekriminalizimit, por edhe për ushtrim të funksionit pas shkarkimit nga detyra, pasi ai kishte firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, pasi vendimit të KQZ për shkarkimin e tij.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BE gati të shfrytëzojë 185 miliardë euro të Rusisë për të shpëtuar Ukrainën

Brukseli po shqyrton me ritëm të shpejtë çështjen e...

Berisha: Mazhoranca po kërkon të grabisë Avokatin e Popullit

Partia Demokratike kërkoi sot tërheqjen e firmave për kandidaturat...

Klosi: Kandidatët për Avokatin e Popullit të mbështetur 100% nga opozita

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi tha...

Gara për Avokatin e Popullit, Balla: Opozita po shkel procedurat

 Seanca plenare e Kuvendit nisi me debate pasi Partia...