Ndotja në Shkup dhe Tetovë, Maqedonia e Veriut shpall masa të jashtëzakonshme, transporti publik bëhet falas

Më datë:

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli masa të jashtëzakonshme në Shkup dhe Tetovë, për shkak të ndotjes së lartë të ajrit.

Të gjithë punëdhënësit duhet t’i lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe ata me astmë kronike, goditje në tru, ose që kanë përjetuar infarkt.

Punëdhënësve u kërkohet të riorganizojnë orarin e tyre të punës, dhe rekomandohet të mos organizohen gara sportive dhe ngjarje kulturore në vende të hapura.

Nga ora 18:00, shërbimi publik i autobusëve në Shkup është falas, ndërsa parkimi është dy herë më i shtrenjtë. Masat do të qëndrojnë në fuqi, derisa të tejkalohet ndotja e madhe e ajrit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...