Ekspertët britanikë: Varianti i ri i koronavirusit do të përhapet në të gjithë botën

Më datë:

Varianti i koronavirusit që u shfaqe për herë të parë në Kent mund të bëhet lloji dominues i virusit kudo në botë, ka parashikuar shefja e programit të mbikëqyrjes gjenetike të Britanisië së Madhe.

Profesoresha Sharon Peacock i tha BBC se varianti i ri ka “përfshirë vendin” dhe “do të përfshijë botën, me shumë gjasë”. Varianti Kent i Covid është zbuluar tashmë në më shumë se 50 vende.

foto galeri
  • Ky variant i Covid u zbulua për herë të parë në shtator 2020 në Anglinë jug-lindore dhe përhapja e saj e shpejtë gjatë muajve në vijim u citua si arsye për futjen e rregullave të reja të bllokimit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në janar.

Profesoresha Peacock, drejtore e konsorciumit Covid-19 Genomics në Mbretërinë e Bashkuar, tha: “Ajo që na ka prekur vërtet për momentin është transmetueshmëria”.

Ajo shtoi: “Do na duhen shumë vite që të përballemi me virusin”. Vaksinat aktuale u krijuan rreth versioneve të mëparshme të koronavirusit, por shkencëtarët besojnë se ato ende duhet të funksionojnë kundër atyre të reja, megjithëse ndoshta jo edhe aq mirë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...