Diskutimet për pandeminë, Gjermania drejt kufizimit të ri deri më 14 mars

Më datë:

Qeveria gjermane kërkon të zgjasë deri më 14 mars kufizimin e pjesshëm në fuqi përballë pandemisë së COVID-19, sipas një projekt marrëveshjeje.

“Kufizimi në Gjermani mund të zgjatet deri më 7 mars, ndoshta dhe deri më 14 mars”, sipas të përditshmes “Bild”, që zbulon diskutimet që do të zhvillohen në kuadër të takimit që do të mbahet sot mes shtetit dhe rajoneve.

Sipas të përditshmes, hipoteza për një lehtësim të masave antiCOVID-19 duke nisur nga 1 marsi nuk do të jetë më në tryezë. Gjermania është në kufizim strikt që prej 16 dhjetorit.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të takohet sot me 16 drejtuesit e shteteve të vendit për të diskutuar në lidhje me frenimin e koronavirusin. Sipas një projekt dokumenti është e mundur që kufizimet të zgjaten, ndoshta deri në mars, sepse ato do të përfundojnë më 14 shkurt.

Merkel deklaroi se kundërshtonte me çdo formë lehtësimin deri më 1 mars, sipas burimeve të pranishme gjatë një takimi në internet të partisë së saj të Unionit kristian-demokrat (CDU).

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Skandal i ri në Ukrainë, nën hetim figurë e afërt me presidentin Zelensky

Një presion i ri politik po rëndon mbi rrethin...

Përplasje Rama–Berisha për tenderat, kryeministri ironizon kritikët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut...

Lamallari pret ministrin e Brendshëm të Italisë: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti në...

“e-Albania” do t’i nënshtrohet përditësimit teknik, afatet e ndërprerjes së shërbimit

 Platforma “e-Albania” do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik...