Partia Socialiste ka depozituar këtë të mërkurë kërkesën për regjistrim në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
PS ka dërguar kërkesën e saj për regjistrim si subjekt zgjedhor pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Kujtojmë se ditën e sotme depozitoi kërkesën për regjistrim pranë KQZ edhe kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi.


