Erdogan paralajmëron Mitsotakis: Mos më sfido mua dhe njih kufijtë e tu! Bota ta dije se nuk do të lejojmë që…!

Më datë:

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “bota duhet ta dijë se nuk do të lejojmë që qipriotët turq të jenë më tej viktima të mos zgjidhjes në ishull që vazhdon për gjysëm shekulli”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu drejtuar kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, tha: “Mos më sfido mua, duhet të dish kufijtë e tu. Nëse nuk i din do të thotë se ti e godite tryezën, t’i u largove. T’i u beson disa maleve, por ato male janë mbuluar me borë, asnjëra prej tyre nuk të sjell dobi. Ndërsa ne i kryejmë vetë punët tona, ndaj do ta njohësh mirë Turqinë”.

“Është e qartë se çfarë bëni në ishull. Në çfarë besoni? Do t‘ju vijë ndihmë nga ndonjë vend, kësaj i besoni? Gaboheni nëse i besoni kësaj. Pavarësisht se nga vjen, duhet të dini se Turqia qëndron në këmbë, në vendin e saj dhe di të reflektojë atëherë kur është e nevojshme”, tha më tej presidenti turk.

Sipas presidentit Erdoğan, tashmë në Qipro nuk ka mbetur rrugëdalje tjetër përveç zgjidhjes me dy shtete, “pavarësisht nëse e pranoni apo jo”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Skandal i ri në Ukrainë, nën hetim figurë e afërt me presidentin Zelensky

Një presion i ri politik po rëndon mbi rrethin...

Përplasje Rama–Berisha për tenderat, kryeministri ironizon kritikët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut...

Lamallari pret ministrin e Brendshëm të Italisë: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti në...

“e-Albania” do t’i nënshtrohet përditësimit teknik, afatet e ndërprerjes së shërbimit

 Platforma “e-Albania” do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik...