18.5 C
Tirana

Rusia dhe Hezbollah dërgojnë përforcime në qytetin sirian Al-Qamishli

Më datë:

Rusia dërgon 250 ushtarë, ndërsa Hezbollahu 150 militantë në qytetin Al-Qamishli ku regjimi i Bashar Al-Asadit konfliktohet me organizatën terroriste YPG/PKK.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë, mësohet se Rusia në 10 ditët e fundit ka dërguar përforcime të përbërë nga 250 ushtarë në qytetin Al-Qamishli në të cilin ajo ka aeroport ushtarak. Gjithashtu në rajon kanë mbërritur dhe janë vendosur në bazat e forcave të regjimit edhe 150 militantë të Hezbollahut.

Në anën tjetër mësohet se edhe ushtria e regjimit të Asadit ka filluar trajnimet e armëve të rënda për milicët “Shabiha” të lidhur me forcat e regjimit të Bashar Al-Asadit.

Organizata terroriste YPG/PKK, mban nën rrethim pikat ushtarake të sigurisë që i përkasin regjimit në qytetet AL-Hasakah dhe Al-Qamishli.

Në konfliktet e shënuara dje mes regjimit të Asadit dhe organizatës terroriste YPG/PKK në Al-Hasakah në veri të Sirisë, humbi jetën 1 ushtar i regjimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...