16.5 C
Tirana

Ish-ambasadori i Koresë së Veriut zbulon: Kim Jong-un nuk heq dorë nga arsenali i tij bërthamor

Më datë:

Ish-ambasadori i Koresë së Veriut në Kuvajt, beson se Kim Jong-un nuk do të heqë dorë nga arsenali i tij bërthamor, por mund të jetë i gatshëm të negociojë një shkurtim të armëve dhe lehtësimin nga sanksionet ndërkombëtare që dëmtojnë ekonominë e Pyongyang.

Në një intervistë për CNN, ish-ambasadori Ryu Heyon-woo, i cili ka disa vite që është zhvendosur në Jug, konfirmoi se “fuqia bërthamore e Koresë së Veriut është e lidhur drejtpërdrejt me stabilitetin e regjimit”.

Ruhu gjithashtu u shpreh se administratat e mëparshme të SHBA-ve ishin mobilizuar mes tyre duke kërkuar denuklearizimin në negociatat me shtetin totalitar.

 “SHBA-ja nuk mund të heqë dorë nga denuklearizimi dhe Kim Jong-un nuk mund ta bëjë një gjë të tillë”, theksoi ai.

Ish-diplomati i cili vendosi ta quante veten Ryu kur u zhvendos në Korenë e Jugut, është një nga disa prej zyrtarëve të profilit të lartë të Koresë së Veriut që u largua viteve të fundit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sejko: Rritje ekonomike, ulen borxhet! Niveli i papunësisë nën normën historike

Është prezantuar sot raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë...

“Nuk e dinim që nuk lejohet”/ Skuterat elektrikë sërish rrugëve të qytetit, policia aksion për bllokimin e tyre

Pavarësisht vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave në...