21.5 C
Tirana

Skandal i OST, dështon linja e transmetimit të energjisë që kushtoi 70 mln €. Ja përse përmbytet nën Shkodra!

Më datë:

Linja e transmetimit të energjisë Shqipëri-Kosovë që iu ka kushtuar taksapaguesve rreth 70 milionë euro, ka dështuar. Një muaj nga koha kur linja 400 kv Shqipëri–Kosovë, u deklarua se ka nisur operimin nga Operatori i Sistemit të Transmetimit i drejtuar nga Skerdi Drenova.

10 vite nga marrja e borxhit për këtë linjë dhe Shqipëria ka shlyer gjysmën e kredisë për ndërtimin e saj, ky investim nuk ka arritur të jetë frytdhënës, ndonëse Operatori i Sistemit të Transmetimit në 14 Dhjetor në një konferencë online me homologët kosovarë njoftoi nisjen e funksionit të kësaj linje.

Por mesa duket 70 milionë euro investim deri tani kane shkuar dëm, pasi për shkak tenderave të dyshimtë të OST dhe rrjedhimisht të cilësisë së dobët të punimeve, linja e transmetimit nuk funksionon.

OST hesht për këtë skandal, ndërkohë që  zona e nën Shkodrës vazhdon të përmbytet për shkak se KESH është i detyruar të shkarkojë ujërat e hidrocentraleve sepse nuk mund ta eskportojë energjinë elektrike edhe pse ka shumë kërkesa nga jashtë vendit.

Linja kryesore e eskporit me Kosovën nuk funksionon pasi OST e drejtuar nga Skerdi Drenova inaguron investime që nuk funksionojnë disa ditë më vonë.

Pas kësaj situate lindin dyshime për cilësinë e investimeve, transparencën e investimeve dhe kush e ka bërë auditimin e projektit që është dorëzuar për tu vendosur në funksion.

Linja 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë ka një shtrirje në një gjatësi totale prej 241 kilometrave nga të cilat 151 kilometra shtrihen në territorin e Shqipërisë dhe 90 kilometra në territorin e Kosovës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sejko: Rritje ekonomike, ulen borxhet! Niveli i papunësisë nën normën historike

Është prezantuar sot raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë...

“Nuk e dinim që nuk lejohet”/ Skuterat elektrikë sërish rrugëve të qytetit, policia aksion për bllokimin e tyre

Pavarësisht vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave në...