Rindërtohet shtëpia e shkatërruar e një invalidi në Tiranë, Ina Zhupa: E braktisi Bashkia, e ndihmoi PD. Në 25 prill nis ndryshimi

Më datë:

Disa muaj më parë, zëdhënësja e PD Ina Zhupa denoncoi braktisjen nga qeveria dhe bashkia të qytetarit të Tiranës, Shaqir Kasmi.

Sipas saj, bashkia nuk iu përgjigj apelit të Shaqirit, por ka qenë dega 8 e PD në Tiranë ajo që i ka mundësuar tani rindërtimin e shtëpisë dhe një jetesë në kushte normale.

Shaqir Kasmi, me këmbë të prerë dhe që jeton i vetëm, tregoi me lot në sy vështirësitë për të mbijetuar.

“Më përjashtuan nga rindërtimi, më fallsifikuan firmën, më kërkojnë të shkoj nëpër zyra, kur unë e kam këmbën e prerë dhe nuk lëviz dot.” Për këtë arsye ai nuk merr dot as kempin. Bashkia nuk e ka ndihmuar, megjithëse është në dijeni të gjendjes së tij. “Nuk kam marrë asnjë qindarkë. Jetoj me ndihmat e shokëve, sepse të afërm nuk kam. Nuk i ndjek dot zyrat me një këmbë”.

Ina Zhupa e siguroi Shaqirin se gjithçka do të ndryshojë pas 25 prillit.

“Çdo shqiptar duhet ta dijë që pas 25 prillit fillon një qeverisje e re, një qeverisje që do të kujdeset për të pamundurit, për ata që nuk kanë mundësi të shkojnë vetë në zyrat e shtetit, për ata që nuk kanë mundësi të shtyjnë muajin duke i dhënë gjiçka që i takon dhe shtetit që i takon kujdestar i interesave të tyre dhe jo kujdestar i një grupi njerëzish, oligarkësh duke ngrënë darka e dreka në Dubai, ndërkohë që ju nuk keni me çfarë të shtyni muajin nëse nuk ju ndihmojnë fqinjë dhe bamirës që të kaloni këtë gjendje. Ke mbështetjen tonë për çdo gjë që të duhet dhe ne do të bëjmë gjithçka brenda mundësive tona për të të ndihmuar” tha Ina Zhupa.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Noka: Veprimet e policisë në protestë të paprecedenta, akuza të rënda ndaj qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, i...

Protesta tensionohet, policia përdor spraj lotsjellës, i lënduar një aktivist

Tensione janë shënuar pas përfundimit të fjalimeve politike në...

Akuza të forta nga Berisha ndaj Ramës gjatë protestës së opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një...

Bordi i Transparencës: rregullim i ri i çmimit të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit. NJOFTIMI I BORDITBordi...