13.5 C
Tirana

Përmbytjet/ Peleshi bën bilancin: Menaxhim i suksesshëm krahasuar me të kaluarën

Më datë:

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp sa i takon raportimit të situatës për shkak të përmbytjeve në disa qarqe të vendit, deklaroi se menaxhimi ishte i suksesshëm krahasuar me të kaluarën. Sipas tij situata edhe pse ishte kritike, u arrit të parandalohej përsëritja e ngjarjeve të tilla që kanë ndodhur në vendin tonë, si në dhjetor të 2010-ës. Po ashtu Peleshi tha se Vjosa është kërcenim, pasi është lumi i vetëm i egër në Europë.

“Përmbytjet janë pasojë të fenomeneve natyre, dukur shkak-pasojë. Kemi pak në dorë në anën e shkakut dhe shumë më tepër në anën e pasojës. Në vite, ana e shkakut ka qenë anë e kulturës institucionale, që ngrejmë duart ndaj reshjeve të shtuara dhe më pas me menaxhimin e pasojave.

Më herët, shkak i përmbytjeve s’kanë qenë reshjet, por keqmenaxhimi i shkarkimeve në kaskada. Këtë herë, nga vendi në jug, kemi pasur situata kritike që ishin edhe më dramatike si në vitet e kaluara.

Ministria e Mbrojtjes ka në varësi Agjencinë kombëtare të mbrojtjes civile, qasje e re e filozofisë së re të strukturave qendrore dhe të komunitetit bëhen bashkë për të reaguar në çdo emergjencë. Në 2010 kemi pasur dy situata përmbytjesh, ajo e dhjetorit ka qenë me pasoja më të mëdha. Shumë hektarë tokë janë liruar tani, në vendet ku ka pasur përmbytje.

Ndërsa më parë kishim më shumë se 2000 banesa që ishin me prezencë uji, tani kemi vetëm 12 të tilla. Dëmet në bagëti kanë qenë më shumë se 31 mijë, nuk kemi të raportuar dëme në bujqësi, me dëme të papërfillshme.

Përmbytjet janë menaxhuar shumë mirë. Janë rritur fondet dhe makineritë. Kanalet pastruese janë me më shumë efekt sot. Kemi fshatra si Oboti që është nën nivel uji.”, tha Peleshi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...