Përmbytjet, Ekonomi: Kemi bërë investime në bujqësi, janë pastruar kanalet kulluese

Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi, ka folur për situatën e përmbytjeve.

Ekonomi u shpreh se janë bërë investime në bujqësi, duke shtuar se janë pastruar edhe kanalet kulluese.

“Janë rehabilituar 40 diga. 104 km argjinatura janë ndërtuar dhe rehabilituar. Energjia elektrike nuk ka munguar prania e hidrovoreve. Kemi pastruar kanalet kulluese. Kemi bërë investime të zgjuara në bujqësi.

Kemi zero dëmtime në rrjetin e kanaleve kulluese. Investimet janë rritur jashtëzakonisht shumë. Sipërfaqja nën ujë aktualisht është mbi 3 mijë hektarë dhe uji së shpejti do të tërhiqet. Do vazhdojmë investimet në kanalet kulluese, ka nevojë për investime”, tha Ekonomi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi