Kryemadhi takon ambasadoren franceze/ Nga programi i LSI-së tek integrimi europian i Shqipërisë, ja çështjet që u diskutuan

Më datë:

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me ambasadoren franceze në vendin tonë, Elisabeth Barsacq.

Kryemadhi thekson se LSI ka prioritet nxitjen e punësimit, duke shtuar se në listat e partisë sonë të rinj dhe gra.

Postimi i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi:

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi këtë të enjte një takim me ambasadoren franceze në vendin tonë, Elisabeth Barsacq.

Në takim, Kryemadhi ndau me ambasadoren Barsacq prioritet e LSI, të cilat do të jenë të mëshiruara në programin e qeverisë së re të ndryshimit të pas 25 prillit. Objektivat kryesore të LSI në qeverisje do të jenë nxitja e punësimit si prioritet i të gjithë politikave ekonomike për të realizuar garantimin e ritmeve më të larta të rritjes ekonomike dhe punësimit në mënyrë të veçantë për rininë dhe gruan; arsimi cilësor dhe integrimi europian i vendit.

Kryemadhi dhe Barsacq ndanë vlerësime mbi potencialin e zhvillimit të Shqipërisë, ku një vëmendje me e madhe duhet të shkojë për rritjen dhe përgatitjen e burimeve njerëzore.

Kryetarja LSI u shpreh se nevojitet një politikë e jashtme që ndihmon biznesin vendas për të rritur eksportet si dhe po ashtu për të krijuar klimën e duhur për thithjen e investimeve të huaja. Në takim u fol dhe mbi zgjedhjet e 25 prillit, përgatitjet e fundit për to teksa na ndajnë edhe 100 ditë.

Kryetarja e LSI e informoi ambasadoren Elisabeth Barsacq se në listat e LSI do të ketë përfshirje të të rinjve dhe grave me kapacitete të spikatura profesionale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“BE-ja na ka mbajtur në rrugën e duhur”, Rama: Pa të do ishim si vendet e shkatërruara nga lufta

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se Reforma...

Jashtë Kuvendit, Shehaj shpërthen ndaj Ballukut: “Po detyron deputetët të mohojnë realitetin”

Nga jashtë Kuvendit, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj...

Lamallari në OKB: Shqipëria, model transformimi dhe qasje proaktive ndaj migracionit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndodhet për...

Përcaktohen datat e finaleve të Kupës së Shqipërisë U-17 dhe U-19

Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datat e...