SHBA, shkon në 389.865 numri i të vdekurve nga COVID-19

Më datë:

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 389.865, prej të cilëve 4.401 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 227.089, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 23.379.158.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 13,82 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 275,6 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 2,8 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 40.016 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,49 milionë raste dhe Brazili me mbi 8,19 milionë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Pasuria e sekuestruar në fokus, babai i Martinajt apelon për kthim pronash”

Në seancën gjyqësore për pasuritë e sekuestruara, ka dëshmuar...

“Balla kritikon qasjen ndaj BE-së: Mentalitet i trashëguar nga komunizmi”

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në...

“Zamir Skënderi mbetet në burg, seanca zhvillohet me dyer të mbyllura”

Gjykata e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm...

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një person, po lëvizte me biçikletë

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Skelës...