Pacolli pas tërmetit në Turqi: FSK e gatshme të ofrojë çfarëdo ndihme për zonat e prekura

Më datë:

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Kosovës, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se Kosova është e gatshme të ofrojë ndihmë për zonat e prekura nga tërmeti në Turqi që ndodhi mbrëmjen e së premtes.

Pacolli në një reagim në rrjetet sociale ku ka etiketuar homologun e turk, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se Kosova është e gatshme të dërgojë trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), për të ofruar ndihmë në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.

“Jemi duke e ndjekur nga afër situatën e tërmetit në Turqi. Shpresojmë dhe lutemi që të mos ketë viktima dhe mendimet tona janë me miqtë tanë turq në këto momente. Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme për zonat e prekura”, ka shkruar Pacolli.

Siç ka njoftoi Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti me fuqi prej 6.8 ballë sipas Rihterit u regjistrua në qytetin Elazığ, në distriktin Sivrice, në lindje të Turqisë, të premten rreth orës 20:55 sipas orës lokale.

Ndërkohë theksohet se tërmeti ka ndodhur në një thellësi 6.75 kilometrave.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Panair, miqësi dhe solidaritet: Festa e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” që bashkoi Kavajën me Austrinë

Në Gjimnazin “Aleksandër Moisiu”, panairi tradicional i nxënësve u...

Trump: Për Iranin nevojitet nafta, jo përshkallëzim me armë

Një numër raportesh në shtypin ndërkombëtar kanë treguar se...

Nufi në Bruksel: Forcojmë dialogun strategjik me NATO-n

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi në Bruksel një...

Kodi i ri Penal, Celibashi takim me Rakipin: Në fokus veprat penale në fushën e zgjedhjeve

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, drejtori i Shkollës...