12.5 C
Tirana

​Azemi pas takimit me Zemajn: Greva e punëtorëve teknikë do të vazhdojë

Më datë:

Mosrealizimi i kërkesave për pagesat shtesë nga qeveria, sot rreth 2 mijë punëtorë teknikë në spitalet e Kosovës janë futur në grevë.

Me nismën e kësaj greve, paraditen e sotme ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i Shërbimit Spitalor Kliniko Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi janë takuar me kryetarin e Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.

Azemi pas takimit para mediave tha se gjatë ditës së sotme eventualisht deri nesër pritet që të dihet nëse Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës do t’i subvencionojnë këta punëtorë.

“Kërkesat tona janë reale dhe ministria dhe drejtori i ShSKUK-së i shohin të arsyeshme. Gjithçka çka ka mbetur është që sot brenda ditës të diskutohet, sepse duhet të sjelljet një vendim nga Qeveria e Kosovës që këta punëtorë duhet të subvencionohen. Cila do të jetë ajo shumë që ndoshta shpesh herë ata e kanë menduar se do të jetë një shumë ende më e madhe sesa që e meritojnë. Tash për momentin është mbetur që sot eventualisht nesër të merret një vendim, këta punëtorë duhet të stimulohen […]Duhet të gjenden vijat buxhetore, sepse sipas tyre kanë qenë të paplanifikuara dhe nuk e kundërshtojnë në asnjë rast pagesën e kësaj kategorie të punëtorëve, por vetëm duhet të gjenden module se si do të paguhen[…]Vendimi për ndarje stimulim do të jetë më së largu deri nesër”, tha ai.Ai tha se greva e punëtorëve teknikë do të vazhdojë deri në momentin kur marrin garancion se do t’i marrin shtesat.

“Ne grevat do t’i vazhdojmë deri në momentin kur garantohemi se do t’i kemi mjetet tona. Kërkesë imediate e jona ka qenë që duhet të fillohet përnjëherë të bëhet pagesa, sidomos para festës së Vitit të Ri. Po shpresojmë se ajo do të bëhet, por megjithatë kjo do t’i mbetet të ardhmes”, tha ai.Ai ka bërë të ditur se në të gjitha qendrat spitalore janë në grevë, përveç QKUK-së, për çka tha se kanë informacione se kanë pasur presion nga pronari se do t’i largojë nga puna.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Komisioni i Ligjeve rrëzon nismën e Zhupës për një shtesë në ligjin “Për arsimin e lartë”

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa prezantoi sot në...

Henrik Hoxhaj para GJKKO: Si nisi konflikti me Ismet Boriçin dhe mendimi për hakmarrje

Henrik Hoxhaj ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme Kundër...

Spiropali në Senatin Amerikan: Koordinim strategjik për sigurinë dhe rritje e bashkëpunimit

Gjatë vizitës së saj në Washington, ministrja për Europën...

Vazhdon përçarja në familjen Beckham, Brooklyn zhduk tatuazhin dedikuar të atit

Brooklyn Beckham duket se ka shtuar tensionin me familjen...