10.5 C
Tirana

Dita e Rinisë/ Ambasada Amerikane uron shqiptarët: Dita e studentëve që marshuan kundër diktaturës

Më datë:

Ambasada Amerikane në kuadër të 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë kanë bërë një postim në profilin e tyre në Twitter. Ambasada Amerikane shkruan se kjo është një ditë për të njohur studentët trima që marshuan kundër diktaturës dhe sollën demokracinë dhe lirinë në Shqipëri.

Postimi i Plotë i Ambasadës Amerikane:

“Ne i përgëzojmë të gjithë shqiptarët ndërsa ata festojnë # Ditën eNëKombëtare të Rinisë, e cila këtë vit shënon 30 vjetorin e lëvizjes studentore që çoi në rënien e komunizmit më 8 dhjetor 1990. Kjo është një ditë për të njohur studentët e guximshëm që marshuan kundër diktaturës dhe sollën demokracinë dhe lirinë në Shqipëri, dhe për të njohur progresin e bërë gjatë këtyre 30 viteve të fundit nga Shqipëria, tani një anëtare e plotë e NATO-s dhe në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Është gjithashtu një ditë për të siguruar që sakrificat e atyre studentëve të kujtohen dhe për të nderuar ata që ende kontribuojnë për një Shqipëri më të mirë. Shtetet e Bashkuara do të mbështesin gjithmonë popullin shqiptar në këtë rrugëtim. #KrahPerKrah!”, shkruan Ambasada Amerikane.

Postimi i Ambasadës Amerikane

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

https://www.youtube.com/live/C8hMuTcTbpM?si=_TaXs_VThYnjE6VT&t=819 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...

Danimarka do të hapë ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do...

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...