13.3 C
Tirana

Trafikanti me botox! Makinë luksoze, jetë nate/ Greqi, kapet “biznesmeni” shqiptar

Më datë:

Një trafikant droge shqiptar 54 vjeç, i cili konsiderohet nga autoritetet greke si një nga më të mëdhenjtë e kokainës dhe hashashit në Evropën Juglindore ra në prangat e policisë të premten, por emri i tij nuk bëhet publik nga vendi fqinj.

Mediat greke shkruajnë se 54-vjeçari thuhet se ka qenë i përfshirë shumë në trafikun e drogës me mafien turke në vitet e fundit, duke shitur hashash shqiptar dhe duke marrë heroinë të pastër nga Afganistani dhe Pakistani. Sidoqoftë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, grekët thonë se ai ndryshoi strategjinë duke kultivuar kanabis në ambiente të brendshme.

Për këtë arsye, kishte marrë me qira një hapësirë trekatëshe në Atikë dhe kishte instaluar një sistem të plotë laboratorik dhe kultivimi hidroponik brenda, të cilin synonte “ta hidhte” në tregun e Athinës me një fitim që llogaritej 500 mijë euro.  Tre shqiptarë kujdeseshin për kanabisin dhe u lejohej që të dilnin vetëm një herë në muaj, ndërsa për ushqimin dhe gjithçka tjetër kujdesej kapoja.

54-vjeçari ishte një mysafir i rregullt në klubet e natës. Ai u shfaq si një biznesmen i pasur nga Shqipëria. U sigurua që të bënte botox që të dukej “i freskët”, ndërsa, në të njëjtën kohë, lëvizte me një makinë luksoze për të plotësuar imazhin e tij si i suksesshëm. Por policia zbuloi se përmes kësaj mënyre ai trafikonte drogën, shkruajnë mediat greke.

Policia sekuestroi 1800 fidanë, 1 kg e 355,8 gr. kokainë, 6 makina, 11505 euro, pistoletë, 41 gëzhoja, 2 grushte hekuri, 2 peshore precize, por edhe pajisjet për kultivimin e kanabisit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Arrestimi i aktivistëve, vijon bllokada e gjykatës në Novi Sad

Në Novi Sad, protesta e organizuar nga studentët dhe...

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, dosja “Partizani” kalon për gjykim

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK, ku si rrjedhojë...

Protestë historike në Hagë kundër luftës në Gaza – 100 mijë qytetarë kërkojnë veprim nga qeveria holandeze

Rreth 100 mijë protestues marshuan në Hagë në demonstratën...

Kryeministri izraelit zotohet të ndalë urinë në Gaza

Presioni i aleatëve funksionoi ndaj Kryeministrit Benjamin Netanyahu, i...