Buxheti i BE-së/ Orban lëkundet për veton

Më datë:

Kryeministri hungarez, Viktor Orban njoftoi se bisedimet e bllokuara për buxhetin e BE-së, mund edhe të përfundojnë me marrëveshje, pavarësisht vetos së Hungarisë dhe Polonisë.

“Kjo është thjesht çështje e vullnetit politik”, i tha Orban radios publike hungareze.

Miratimi i paketës afatgjate buxhetore të BE-së prej 1.8 trilionë eurosh, ku përfshihet edhe një fond për rimëkëmbjeje nga pandemia, u bllokua me veton e Hungarisë dhe Polonisë në 16 nëntor. Të dyja këto vende janë kritikuar shpesh nga institucionet e BE-së për mungesë të respektimit të lirive demokratike.Vetoja ka të ngjarë të vonojë fondet e domosdoshme të BE-së, në një kohë kur blloku po lufton me një valë të dytë të të infektuarve nga koronavirusi.

Orban tha se zgjidhjet e pranueshme për të dy vendet “do të ishin ato të arritura në bazë të aspekteve ligjore dhe jo të shumicës politike”, por pa dhënë më shumë detaje. Ekonomia e Hungarisë, e cila ka qenë kryesisht e varur nga fondet e BE, është në një recesion më të thellë se sa pritej për shkak të pandemisë. Bllokimi i saj dhe Polonisë prek përveç ndihmës së planifikuar të rindërtimit për koronavirusin që shkon deri 750 miliardë euro, edhe vetë buxhetin afatgjatë të bllokut, duke e zhytur këtë të fundit në një krizë serioze politike në mesin e krizës së shkaktuar prej pandemisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...