21.5 C
Tirana

Evropa kërkon të forcojë mbrojtjen, e pavarur nga SHBA

Më datë:

Ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të BE-së  do të zhvillojnë një telekonferencë të enjten dhe të premten mbi aftësitë e përbashkëta të mbrojtjes pas Brexit dhe pas Trump për ta kthyer BE-në në një fuqi ushtarake të pavarur.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të ndalë retorikën  konfrontuese të presidentit Trump, por nuk do të ndryshojë mesazhin themelor të SHBA-së, që Evropa ka nevojë të kontribuojë më shumë në mbrojtje.

Ne nuk jemi në status quo-në e vjetër, ku mund të pretendojmë se presidenca e Donald Trump nuk ka ekzistuar kurrë dhe bota do të jetë e njëjtë si katër vjet më parë,” tha një diplomat francez.

Ndërkohë që një zyrtar tjetër tha se fitorja e Biden ishte “një thirrje për Evropën për të vazhduar ndërtimin e një mbrojtje të përbashkët, për të qenë një aleat i dobishëm dhe i fortë, për aleancën e NATO-s“.

BE ka punuar që nga dhjetori 2017 për të forcuar në mënyrë të pavarur nga Shtetet e Bashkuara forcat ushtarake dhe përpjekja është drejtuar kryesisht nga Franca, fuqia  më e madhe ushtarake e BE-së pas Brexit.

Trump ishte haptas armiqësor me NATO-n, duke kritikuar në mënyrë të vazhdueshme vendet evropiane për shpenzime të pakta në mbrojtje dhe duke i përshkruar aleatët që shpenzojnë më pak se 2% të prodhimit kombëtar si “delikuent”.

Diplomati i lartë i BE-së Josep Borrell tha në fund të javës së kaluar se BE ka nevojë të “praktikojë gjuhën e pushtetit, jo vetëm ta flasë atë”.

Ndërsa BE do të përcaktojë 8 miliardë euro nga viti i ardhshëm për një fond të zhvillimit të armëve, megjithatë i duhet më shumë se një dekadë për të siguruar pavarësinë nga SHBA.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...