Tritan Shehu: Si po mbulohen abuzimet me koncesionin e “Sterilizimit”

Më datë:

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka rikthyer vëmendjen sërish te PPP-të për sterilizim, duke e quajtur këtë vetëm një arnë për të mbuluar abuzimin për këtë çështje.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu shkruan se kostot e ketyre PPP-ve jane me te larta se sa do te duhej ishin ne nje vend normal.

Teksa i referohet rastit të Check up, ish-deputeti i PD-së thotë se dikush perseri ne fshehtesi po pregatit letrat per PPP e imazherise a dickaje tjeter, qofte dhe sherbimit urgjences.

Postimi i plotë:

Ministria sot kerkon te mbuloje ceshtjen e PPP-ve me vetem «arnen» e kontrates per sterilizimin.

PPP-te e Rilindjes ne shendetesi, te gjitha se bashku jane ndertuar mbi filozofi abuzive e demtuese per sistemin dhe unitetin funksional te institucioneve perkatese.

Jane ndertuar mbi bazen e nje centralizmi te thelle duke u pasqyruar kjo dhe ne menyren qendrore te vendimarjes.

Kane krijuar qellimisht keshtu monopole kombetare private deformueses te tregut, te financuara nga buxheti i shtetit, bllokuese keto per konkurencen qe eshte ne baze te permiresimit te cilesise, uljes se kostos etj e rrezikuar kolaps te sistemit perkates ne rang vendi, me mos funksionimin e secilit prej tyre.

Kostot e ketyre PPP jane me te larta se sa do te ishin ne nje vend normal me treg te lire e nivel decentralizimi, pra me vendimarje institucionale adeguate.

Megjithese i pari prej tyre ai Check up, qe ndonese ka gelltitur dhjetra miliona E ne keto vite nuk ka prodhuar asnje demostrim shkencor a klinik te rentabilitetit te shpenzimeve, vazhdohet me te tjere PPP, pa bere as dhe nje analize trasparente.

Dhe te mendosh se dikush perseri ne fshehtesi po pregatit letrat per PPP e imazherise a dickaje tjeter, qofte dhe sherbimit urgjences…

Prandaj dhe analiza per PPP duhet bere duke filluar nga themeli i perbashket abuziv qe Rilindja i ka ngritur, per te shkuar me tej te analizat e seciles nga ato per vecorite.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...