Suedi, disa parti bëjnë thirrje për dëbimin e ambasadorit kinez

Më datë:

Tre parti politike në Parlamentin e Suedisë kanë bërë thirrje për dëbimin e ambasadorit kinez në Suedi, Gui Congyou, pasi ai kritikoi mediat gjatë fundjavës.

Në një intervistë me transmetuesin publik suedez SVT, ambasadori Congyou tha se disa përfaqësues të mediave lokale “kanë zakon të kritikojnë, akuzojnë dhe njollosin Kinën”.

Komentet e ambasadorit suedez çuan në një krizë diplomatike gjatë fundjavës.

Thirrja e Demokratëve të Suedisë, Kristian-Demokratëve dhe Partisë së Majtë për dëbimin e ambasadorit kinez sot përkoi me thirrjen e ambasadorit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë në Stokholm.

Sipas mediave lokale, Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Ann Linde, mënjanoi mundësinë e dëbimit të ambasadorit kinez, por kundërshtoi “kërcënimet” nga Kina.

Tensionet midis dy vendeve filluan pasi autoritetet kineze dënuan me burg botuesin suedez të lindur Kinë, Gui Minhai, i cili ka kritikuar Kinën në shkrimet e tij.

Gui Minhai, i cili është mbajtur në paraburgim që nga fundi i vitit 2015 nga autoritetet kineze, u akuzua për “operim të një biznesi të paligjshëm”.

Ambasadori kinez më parë kishte paralajmëruar autoritetet suedeze se vendi i tij do të ndërmarrë “kundërvënie” pas dhënies së çmimit Tucholsky për Gui-n.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tavë me pulë, spinaq dhe angjinare

Nëse jeni duke kërkuar një ide të re për...

iPhone i palosshëm i Apple thuhet se do të lansohet në vjeshtën e vitit 2026

Apple pritet të njoftojë një iPhone krejtësisht të ri...

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia, është vetëdorëzuar...

Bardhi: Mazhoranca kërcënim për pavarësinë e drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...